Ballina Aktualitet Ditë e madhe për njerëzimin: Gati vaksina kundër Covid, 90% efektive. Shumë...

Ditë e madhe për njerëzimin: Gati vaksina kundër Covid, 90% efektive. Shumë shpejt del në shitje

29

Të gjithë jemi sy e veshë drejt një vaksine anti-covid, e gjithë bota po lufton me pandeminë dhe ‘armikun e pandukshëm’, por duket që shpresat nuk janë shuar, pasi një lajm i mirë vjen nga kompania ‘Pfizer’.

Vaksina e koronavirusit që po prodhohet nga kompanitë Biontech dhe Pfizer ka prodhuar rezultate fantastike. Kështu shkruan tabloidi britanik, Daily Mail. Sipas DM, kjo vaksinë mund të dalë në shitje që këtë muaj.

Ajo që dihet deri më tani është se vaksina është 90 përqind efektive. Që të miratohet një vaksinë, ajo duhet të jetë mbi 50 përqind efektive.

Kjo është hera e parë që një vaksinë provohet kaq e suksesshme. Të tjera kompani janë në garë për të prodhuar një vaksinë të suksesshme.

Në Britani mendohet se vaksinimi do të nisë përpara Krishtlindjeve, me ekipet që janë bërë gati. Fillimisht do të vaksinohen grupet e rrezikuara.

Qeveria amerikane ka nënshkruar një kontratë me Pfizer për 1.95 miliardë dollarë për 100 mln doza vaksinë. Të tilla kontrata kanë nënshkruar edhe BE, Britania, Kanadaja dhe Japonia.

Kompania e ka nisur prodhimin në masë të vaksinave përpara se të priteshin rezultatet e testimeve, që të mos humbisnin kohë. Pfizer thotë se do të prodhojë 1.3 miliardë doza.