Ballina Aktualitet Ditmir Bushati reagon menjëherë pas deklaratës së Mogherinit për negociatat e Shqipërisë

Ditmir Bushati reagon menjëherë pas deklaratës së Mogherinit për negociatat e Shqipërisë

34

Ditmir Bushati ka reaguar pas deklaratave të shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila në konferencën e sotme të ambasadorëve të Unionit lidhur me integrimin e Ballkanit Perëndimor, foli disi më ashpër duke u kërkuar përfaqësuesve të vendeve anëtare të veprojnë me mençuri.

“Ballkani Perëndimor në BE, është në dobi të të gjithëve ne. Tani është koha që të tregohemi të mençur dhe nëse nuk e bëjmë do të pendohemi shpejt”, u shpreh Mogherini.

Nisur nga kjo një postimi në Twitter, Bushati shkruan:

“Bashkimi Europian duhet të tregojë kurajë, lidership dhe këmbëngulje me Ballkanin, për të realizuar bashkimin e kontinentit. Zgjerimi me vendet e Ballkanit sjell rikthim në vlerat themelore të krijimit të Bashkimit Europian, që synojnë të sjellin paqen aty ku ka pasur luftë”.