Ballina Aktualitet Djali i George Soros publikon fotot e Tiranës: Sheshi “Skënderbej”, më i...

Djali i George Soros publikon fotot e Tiranës: Sheshi “Skënderbej”, më i preferuari në botë

27

Këtë sezon veror Tirana ka tërhequr mijëra turistë të huaj, të cilët kanë krijuar jo pak mbresa nga kryeqyteti shqiptar. Një prej tyre, është edhe Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, i cili me sa duket ka krijuar një afeksion të veçantë me Tiranën, ku edhe kthehet herë pas here. Këtë preferencë që ai ka për Tiranën e ka përcjellë edhe vete, teksa në rrjetin social Instagram publikon disa foto nga sheshi “Skënderbej”, si dhe monumentin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Një nga sheshet më të preferuara në botë për mua #sheshiSkënderbej#Tirana”, shkruan Alex Soros.

Sheshi “Skënderbej”, si një nga hapësirat që ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm, është vlerësuar në Barcelonë me çmimin Europian për Hapësirën më të mirë publike.