Ballina Aktualitet “Do jetë një vit shkollor shumë i gjatë dhe më i vështiri...

“Do jetë një vit shkollor shumë i gjatë dhe më i vështiri në histori”! Rama me tone të ashpra zbardh detaje për pro

20

Me anë të një deklarate, kryeministri Edi Rama e ka quajtur këtë që vjen para, vitin më të vështirë shkollor në historinë tonë. Në një takim online me drejtuesit e Drejtorive Rajonale dhe zyrave arsimore vendore, Rama dha disa detaje për mënyrën si do zhvillohet procesi mësimor në kushtet e pandemisë nga Covid-19.

Po shkakton ‘trazira’ në qarqet shkencore/ Dentisti bën zbulimin e madh, mirupafshim implante dentare, specialisti rrit dhëmbë të rinj në vetëm 9 javë: Ja sa lirë kushtojnë
Sipas Ramës, 472 shkolla do të jenë me dy turne, 1 mijë e 997 shkolla me 1 turn dhe 183 shkolla me 3 nënturne

Orët e mësimit do jenë 30 minutëshe dhe për mësimin në klasa duhen respektuar rregullat e s’duhet të ketë në asnjë rast më shumë se 20 nxënës, porositi shefi i qeverisë drejtuesit arsimorë.

“Për shkollat me mësim të kombinuar, klasat do zhvillojnë javën e parë në mjediset e shkollës, javën e dytë online. E nxënësit do vlerësohen vetëm sipas mësimit në shkollë.

Të gjitha institucionet arsimore që po marrin masa për fillimin e vitit të ri shkollor duke pasur prioritet ruajtjen e shëndetit janë absolutisht në një sfidë të jashshtëzakonshme jo për të filluar por për të zhvilluar e përfunduar atë, sepse do jetë një vit shkollor shumë herë më i gjatë e më i vështirë se gjithë të tjerët, prandaj pas trajnimeve të vazhdueshme, pajisjen me bazë materiale të nevojshme ku shtohen detergjentë, doreza, maska, dezinfektantë, termometra, do ketë dhe një person të dedikuar nga sistemi i shëndetit publik pranë shkollës.

Personat e dedikuar pranë shkollës duhet të jenë kontakti juaj i përditshëm, jo për ti pyetur formalisht, as për ti shtuar presionin normal të kësaj pune, apo normale që në këtë punë të kenë presion më të madh por për ti inkurajuar frymëzuar e gjendur pranë duke këmbyer informacion e duke qenë ju ata që garantoni të gjithë observimet e lëre më pastaj kërkesat apo ankesat e tyre të ndiqen në kohë reale”.

Sipas Ramës, procesi i vijëzimeve te nevojshme për mënyrën e futjes në shkolla po përfundon e sigurimi i distancës fizike 1.5 metra është domosdoshmëri.

“Thënë kjo, është absolutisht e domosdoshme që të kuptohet drejt e thelle jo vetëm nga ju, që s’bëhet fjalë për të vendosur në rresht persona adult, burra e gra djem e vajza që janë në moshën e tyre të pjekurisë, bëhet fjalë për të disiplinuar sjelljen në mjedisin social të një grupi moshash shumë delikate. Prandaj duhet që ky proces të kryhet me përkushtim të madh jo me britma e masa shtrënguese për njërin e tjetrin por me përpjekje për ta shpjeguar pse-në”.

Rama theksoi se e domosdoshme per drejtuesit arsimore eshte qe ti qendrojne prane dhe mesuesve, pasi ka nga ata qe nuk jane te disiplinuar per situaten ku ndodhemi.

“Beteja juaj e përditshme lidhet dhe me nevojën për të mbajtur parasysh që jo të gjithë mësuesit janë lehtësisht të disiplinueshëm brenda kësaj kornize të re se dhe mësuesit janë njerëz që vijnë nga një jetë familjare që kanë streset e tyre, nëna që kanë fëmijët e tyre në shtëpi e s’janë robot, duhet që edhe ata të jenë nën përkujdesjen, jo kontrollin tuaj”.