Ballina Aktualitet Doli kundër rifillimit të mësimit te “Jeronim de Rada”! Veliaj i përgjigjet...

Doli kundër rifillimit të mësimit te “Jeronim de Rada”! Veliaj i përgjigjet “mësuesemotrës” me Civid të i

16

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj iu përgjigj sot motrës së ish-ministres së PD-së, Mirela Karabina, në lidhje me deklaratat e saj të një dite më parë për shkollën “Jeronim de Rada”.

Teksa mori pjesë në rifillimin e mësimit në shkollën e rikonstruktuar “1 Qershori” në Kombinat, Veliaj tha se përpara se PD-ja të akuzojë, duke përdorur motrën e ish ministres së PD, Mirela Karabina, së pari duhet t’u tregojnë qytetarëve se cilat janë shkollat që kanë ndërtuar në Tiranë kur Lulzim Basha ishte kryetar bashkie.

“Dëgjoja dje këta që mallkonin shkollën “Jeronim De Rada”, kur shoh se mësuesja që po ankohej ishte motra e ish-ministres së PD, Mirela Karabinës. Thashë, dakord, ankohu, ke të drejtë të ankohesh, por kam një pyetje:

Motrën e kishe ministre, shefin e motrës e kishe kryetar bashkie, më thuaj një shkollë që bëre, pastaj ankohu! Jo, po unë jam sëmurë, pse s’më ftuan në takim? Po, pikërisht se je sëmurë me Covid, siç isha edhe vetë, nuk vajta as unë në Bashki, kurse ti si zyshë e sëmurë, të shkuara, prit të shërohesh dhe më pas do ftohesh!

Se tani, këtej thonë kujdesuni për shëndetin, këtej thonë pse s’na ftuat me ambasadorin? Kur ti zbulon pastaj se është motra e ish-ministres së PD, thua: Mirë nuk na jepni një dorë, mirë nuk bëni asnjë punë, të paktën lini të tjerët të punojnë”, tha ai.