Ballina Aktualitet Drejtoresha famëkeqe e Ramës shpërndan miliarda lekë në muaj, pse Mirlinda Karçanaj...

Drejtoresha famëkeqe e Ramës shpërndan miliarda lekë në muaj, pse Mirlinda Karçanaj ka frikë të bëj transparente pasuri

71

Vetëm në muajin korrik ka shpërndarë mbi 5 miliardë lekë prej institucionit që drejton, edhe pse pas tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë, shpesh flitet nga qeveria se jo vetëm ne por dhe bota po kalon kohë të vështira dhe se e keqja që na pret, është ende pas porte. Por Mirlinda Karçanaj, drejtoresha shumë e debatuar e tenderave miliarda lekë, nuk shqetësohet aspak për xhepat e shqiptarëve, përpos xhepit të saj, të cilin me sa duket nuk i pëlqen aspak të na e tregoj thellësinë e tij.

E duke qenë se Karçanaj e paska mbajtur sekret për një kohë të gjatë “xhepin” e saj dhe orgnet ligjzbatuese nuk po e bëjnë punën e tyre, atëherë na lind e drejta të dyshojmë për pastërtinë e tij. Gazeta ekskluzive.al, në bazë të burimeve, ka bërë një investigim për pasuritë e ligjshme, të dyshimta dhe të paligjshme të Drejtoreshës së Agjensisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit. E për të qënë “në rregull dhe me shtetin”, SPAK, ILDKPI, ODA, pas investigimit kërkoi dhe burimet e ligjshme, ose më saktë deklaratën e pasurisë së drejtoreshës famëkeqe të Ramës.

Por me sa duket, lektorja e Ramës, nuk ka talent vetëm vjedhjen, por paska dhe një talent që nuk e dinim, atë të fshehjes së të dhënave personale të saj, sidomos kur bëhet fjalë për para dhe prona qeka magjistricë. Mirlinda Karçanaj drejton një nga institucionet që shpëndan miliarda lekë tendera, të fryra dhe të dyshimtë, pasi shërbimet e saj nuk kanë ndonjë kosto të jashtëzakonshme, fjala vjen rindërtimi i një pallati nga tërmeti, por thjesht shërbime për teknologji.

Pas investigimit, gazeta zbuloi se drejtoresha “pasanike” e AKSHI-t, ka arritur të blej me rrogë shteti, vilën luksoze në bregdet të një personazhi shumë të njohur të medias, vlera e të cilës shkon qindra mijëra euro. Por për këtë do flasim në një artikull tjetër. Ajo që shqetësoi redaksinë, ishte fakti se pasuria e Drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nuk rezultonte gjëkundi, as në portalin Open Data Albania, ku shpesh mburren se bëjnë transparencën e pushtetit dhe parasë. Në rastin e Karçanaj, drejtoreshës famëkeqe të Ramës që shpërndan miliarda lekë, nuk ka asnjë të dhënë.

Në fillim menduam mos ishte ndonjë gabim, por duke para emrin e ish-drejtorit të AKSHI-t, Endri Hasa dhe deklaratën e tij të pasurisë, na rezulton që gabimi nuk është aspak i yni, as njerëzor, por se dikush nuk ka dëshirë të bëj publike pasurinë, edhe pse është detyrim ligjor nga ana e portalit që bënë transparencën por dhe personit në fjalë.

Por meqënëse, institucionet ligjzbatuese nuk e kanë me qejf të bëjnë transparencën e drejtoreshës famëkeqe dhe as ajo vetë, ekskluzive.al do të zbardh dhe publikoj, të gjitha pasuritë e dyshimta të drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, tenderat e dyshimtë, aferat me vartësit brenda institucuonit që drejton dhe zyrën e saj të veçantë që bashkohet me atë të zv. drejtorit, të cilat janë të gjitha në shkelje të ligjit dhe për ndjekje penale. A i di SPAK të gjitha këto?!/Ekskluzive.al

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com