'Dy kuqezinj pozitivë me Covid-19' / FSHF del në deklaratë me një tjetër version – Descript

23

Kombëtarja kuqezi do të luajë më 4 shtator kundër Bjellorusisë në Nations League dhe një ditë më parë futbollistët kuqezi dhe stafi janë testuar për Covid-19.

Top Channel ka raportuar gjatë ditës së sotme se janë dy futbollistë që kanë dalë me Covid-19 dhe bëhet fjalë për mbrojtësin Ardian Ismajli dhe mesfushorin Ylber Ramadani.

Mirëpo FSHF nuk ka konfirmuar asgjë për momentin, teksa në një reagim për mediat shprehet se pas kryerjes së tamponëve, të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativ, ndërsa për lojtarët e sipërpërmendur si të infektuar me Covid-19, FSHF shprehet se ata janë të dëmtuar.

Njoftimi i FSHF-së

“Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot paradite seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Bjellorusi. Skuadra dhe i gjithë delegacioni kane marrë po sot edhe përgjigjet e tamponëve të kryer një dite më parë dhe të gjithë kane rezultuar negative.

Zyra e shtypit ne FSHF bën me dije se nuk do të udhëtojnë me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli. Memolla e Ismajli kane ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk munden të rikuperohen.

Ndërsa, Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Të tre këta lojtarë do të qëndrojnë në Shqipëri e do vazhdojnë terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar, në mënyre që të mund të rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë”.

(Descript.al)

The post ‘Dy kuqezinj pozitivë me Covid-19’ / FSHF del në deklaratë me një tjetër version appeared first on Descript.