Ballina Bota E akuzojnë si përgjegjëse për infektimin e të atit me COVID-19, shpërthen...

E akuzojnë si përgjegjëse për infektimin e të atit me COVID-19, shpërthen Barbara Berlusconi: Një trajtim çnjerëzor kun

52

“Në këto ditë kur unë jam duke përjetuar momente ankthi për shëndetin e babait tim, mendoj se është çnjerëzore të gjesh veten në të gjitha mediat si përgjegjësja kryesore e infektimit me COVID-19 të personit që dua më shumë”.

Këto kanë qenë fjalët e vajzës së Silvio Berlusconit, Barbara, e cila komenton lajmet që e akuzojnë si shkaktaren e infektimit me COVID-19 të babait të saj.

“Unë me të vërtetë do të doja të kuptoja se mbi çfarë baze më tregojnë me gisht si përgjegjësen e infektimit me koronavirus të babait tim” është shpërthimi i saj.

“Pas tre tamponësh negativë dhe testit serologjik ka shumë pak mundësi që babai im ta ketë marr nga unë virusin, ai rezultoi pozitiv shumë kohë më pas”- ka thënë Barbara në një intervistë për ‘Corriere della Sera’.

Vajza e liderit të ‘Forza Italia’ kundërshton lajmet në media që qarkullojnë për pushimet e saj në Sardenja, ku sipas tyre i ka kaluar mes festave dhe njerëzve pa respektuar rregullat e COVID-19.

“Unë nuk kam bërë ndonjë jetë të parregullt në Sardenjë. Herët që unë kam dal jashtë në darkë në tre muaj mund të numërohen me gishtat e dorës”- shtoi më vonë ajo.

Kujtojmë që dy ditë më parë, Silvio Berlusconi 84 vjec rezultoi pozitiv ndaj testiti të COVID-19. Ndërsa mëngjesin e sotëm lideri i “Forza Italia” u shtrua në spital pas probleme me frymëmarrjen.

Më pas për gjendjen e tij reagoi dhe mjeku i tij personal, duke thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se shtrimi në spital është bërë për të qenë pranë mjekëve, për të mos rrezikuar.