E ardhmja e Lionel Messit/ Argjentinasi bën lëvizjen e tij, të hënën pritet të… – Descript

24

Mediat në Argjentinë kanë bërë të ditur se Lionel Messi po përgatitet për të folur gjerë e gjatë dhe për të shpjeguar me detaje gjithë çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe, që kanë çuar edhe në thyerjen e raportit të tij me Barcelonën.

6 herë fituesi i Topit të Artë pritet të mbërrijë të hënën në Katalunjë, për t’iu përgjigjur ftesës së Barcelonës për nisjen e përgatitjeve, por njëkohësisht edhe për të bërë hapat formalë drejt divorcit me klubin “blaugranas”.

Ndërkaq, ditën e djeshme Josep Bartomeu mësohet se ka shprehur gatishmërinë për të dhënë dorëheqjen, por me kushtin që Messi të pranojë publikisht se e ka problemin me presidentin dhe të vijojë qëndrimin te Barça.

Kjo ofertë është hedhur poshtë nga Lionel Messi dhe babai i tij Jorge Messi. Messi mendohet të vihet në lëvizje vetëm ditën e hënë për të sqaruar situatën rreth raportit të tij me Barcelonën.

The post E ardhmja e Lionel Messit/ Argjentinasi bën lëvizjen e tij, të hënën pritet të… appeared first on Descript.