E dini sekretin e Ronaldos për të patur një fizik perfekt? – Descript

20

Cristiano Ronaldo njihet botërisht si një nga futbollistët që i qëndron më strikt se kushdo përkujdesjes ndaj trupit. Ushtrimet fizike, stërvitja dhe kujdesi në ushqim, janë elementët kryesorë të ditës së tij dhe rezultatet e tyre janë mëse të dukshme.

 

View this post on Instagram

 

Preparados para amanhã!🇵🇹💪🏼

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on Sep 7, 2020 at 11:04am PDT

Por, pas një fiziku muskuloz, fshihet edhe dikush tjetër. Bëhet fjalë për shefin e kuzhinës Giorgio Barone, i cili prej vitesh kujdeset për dietat e personalizuara të shumë yjeve të sportit.

Ai prej kohësh është pjesë e stafit të Ronaldos dhe e shoqëron kudo që Ronaldo të udhëtojë. Përveç gatimeve të Giorgios, CR7 duket se nuk pranon të konsumojë asnjë ushqim tjetër. Edhe pse nuk ka bërë shumë bujë mediatike, shef Giorgio është ndër emrat më të lakuar në rrethin sportiv kur bëhet fjalë për një regjim ushqimor të personalizuar.

/Descript.al/

The post E dini sekretin e Ronaldos për të patur një fizik perfekt? appeared first on Descript.