Ballina Kuriozitete E përcjellin në banesën e fundit, del i gjallë dhe shëtit nëpër...

E përcjellin në banesën e fundit, del i gjallë dhe shëtit nëpër varreza!

32

Familjarët e një burri egjiptian, për të cilin menduan se kishte vdekur dhe ishte varrosur, kanë mbetur të tronditur, pasi ai u rishfaq sërish dhe mendonin se është ringjallur.

Mohamed El-Gammal (40) u gjet para disa ditësh duke ecur në një varrezë në fshatin Kafr Al-Hosar në rajonin Sharqiyah në veri të Kajros.

Familjarët kishin mbajtur funeralin e tij katër muaj më parë, më 21 mars pasi kishin identifikuar gabimisht një kufomë tjetër që ngjante si El-Gammal.

El-Gammal, i cili kishte punuar si mësues dhe ishte i martuar me fëmijë, vuan nga një sëmundje mendore dhe shpesh zhdukej deri në një muaj.

Por në mars ai humbi më gjatë dhe nuk u kthye më.

Familja e tij po e kërkonte derisa morën një telefonatë nga një i afërm i cili punonte në një spital lokal.

I afërmi u tha atyre se një kufomë e paidentifikuar kishte mbërritur në spital dhe familja shkoi për të parë nëse ishte El-Gammal.

Të gjithë besuan se kufoma ishte e tij, veç njërës nga motrat e tij.

Në raport thuhej ishte marrë një mostër e ADN-së nga trupi i tij, por rezultati nuk u mor kurrë nga familja dhe funerali ndodhi në 21 mars.

Katër muaj më vonë, El-Gammal i vërtetë u gjet i gjallë nga disa rinj gjatë fundjavës dhe u dërgua në stacionin më të afërt të policisë.