Ballina Aktualitet “Edhe 231 ditë nga fitorja!”, ish-anëtari i PD-së tallet keq me demokratët:...

“Edhe 231 ditë nga fitorja!”, ish-anëtari i PD-së tallet keq me demokratët: Po e thanë këta, u bë tamam si në 2017!

20

Ish deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj postoi në rrjetet sociale ditët e mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Demokratët mendojnë se e kanë të sigurtë fitoren, ndërkohë që Rama ka deklaruar se shqiptarët nuk gjejnë dot një kryeministër si ai.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, shkruan se postimet e nëpunësve të Bashës “edhe 231 ditë nga fitorja” janë një perlë e vërtetë.

Sipas tij, me këto vetë-deklarime u bënë si në 2017.

“Keto postimet e nenpunesve te Bashes “edhe 231 dite nga fitorja” jane nje perle e vertete!

Fitore me vete-deklarim! Po e thane keta, u be tamam si ne 2017!

Pastaj fillojne te zihen kush do kape ndonje drejtori ne qeveri me Ramen”, shkruan Kulluri.