Ballina Aktualitet “Edhe sot është mes pacientëve”, kryeministri Rama i bën surprizën e bukur...

“Edhe sot është mes pacientëve”, kryeministri Rama i bën surprizën e bukur infermieres së spitalit COVID 2 në ditën

24

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një urim të veçantë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka uruat për ditëlindjen një ndër infermieret e spitalit COVID 2, e cila është çdo ditë në krye të detyrës.

Luljeta Duraj, nënë e tre fëmijëve është infermiere në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

dhe me urimin për një fundjavë të qetë për të gjithë ju, i uroj ditëlindjen një prej heroinave të heshtura, që edhe në ditëlindjen e saj është mes pacientëve që luftojnë me virusin e rrezikshëm COVID19.

Prej 18 vitesh në shërbim të pacientëve, këto janë ndër ditët e vështira për Luljeta Durajn, nënë e tre fëmijëve, infermiere në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, po janë edhe ditët kur mund të ndjehemi me fat, që kemi njerëz si Luljeta në vështirësinë që po kalojmë

#EDHE100 Luljeta