Ballina Aktualitet Edhe SPAKU në dorë të Saliut?! Ish Prokurori Skënder Demiraj, armiku më...

Edhe SPAKU në dorë të Saliut?! Ish Prokurori Skënder Demiraj, armiku më i madh i Berishës, që kërkoi lirimin nga salla t

24

Avokati i lënë në arrest shtëpie nga SPAK, Skënder Demiraj është babai i një prej katër të rinjve të vrarë nga Kostandin Xhuvani, i dënuar me 35 vite burg.

Më 4 nëntor të vitit 2014, ai vrau katër persona në një lokal nate pranë ambasadës amerikane në Tiranë, ku njeri prej tyre ishte Arbër Demiraj.

Ai është djali i vetëm i prokurorit të asaj kohe sot avokati i arrestuar për një çështje korrupsioni për ndryshimin e masës së arrestit të një personi të akuzuar për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Sipas SPAK tre persona mes tyre edhe avokati Demiraj, ish-prokuror, i kanë dhënë një shumë prej 6 mijë eurosh gjyqtares Mimoza Margjeka për të nxjerrë nga burgu shtetasin Orion Bali.

Demiraj është edhe qytetar nderi i Burrelit i dhënë nga këshilltarët e majtë dhe të djathtë në vitin 2012.

Por 25 vite më parë, Skënder Demiraj ka qënë Prokuro i Apelit. Në atë kohë ish kryetari socialist Fatos Nano i burgosur politik i Sali Berishës do të dënohej me 10 vite burg.

Në mënyrë të paporitur prokurori Skënder Deemiraj, pasi dëgjoi avokatët kërkoi lirimin direkt nga salla e gjyqit të liderit socialist Nano.

Argumenti i paraqitur është se nuk ka asnëj provë kunmdër tij për ta dënuar. Kjo solli dhe irritimin e ish presidentit Sali Berisha dhe ish kreut të SHIK Bashkim Gazidede që e kërcënuan dhe me jetë.

Gjyqi u shty, dhe në moment gjykata e Apelit është rrethuar nga policia dhe forcat e SHIK-ut të asaj kohe. Madje ka pasur tre rrethime të gjykatës nga këto forca duke formuar një “darë” të fortë përreth gjykatës, e cila ishte në qendër të kryeqytetit.

Trupi gjykues u rikthye në sallë dhe dha vendimin, duke mos e pranuar vendimin e Demirajt si mbrojtës i akuzës, një rast i paprecedent në historinë e gjyqësorit kur prokurori kërkon lirimin nga burgu të një personi dhe gjykata e ka detyrim të vendosë për atë që kërkon akuza.