Ballina Bota Edhe tre shqiptarë humbin jetën nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

Edhe tre shqiptarë humbin jetën nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

29

Tre shqiptarë të Kosovës kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit në Turqi.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli.

Viktimat me origjinë nga Kosova janë Nazmije Dograjan, 64-vjeçe, Hatixhe Dogruja, 70-vjeçe dhe burri i saj Bajram Dogruja, 73-vjeç. Shqiptarët nga Kosova, të larguar nga Prishtina që në 1956 dhe të vendosur në Izmir nuk mundën që të mbijetojnë nga tërmeti tragjik, pasi rrënojat i zunë poshtë nga shembjet e godinave.

Ndërkohë që në spital në gjendje të rëndë ndodhet djali i Nazmije Dograjas, Malik Tahirleri.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara ka shprehur ngushëllime për tri viktimat të cilat bëhet e ditur se janë nga familja Dograyan në Izmir që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit.

“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se tre persona me origjinë nga Kosova nga familja Do?rayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e termetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të Republikës së Kosovës të vdekur. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes Do?rayan dhe të gjithë familjeve dhe të afërmve tjerë të prekur nga kjo tragjedi, dhe iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka publikuar numrat e kontaktit, ku shtetasit kosovarë mund të njoftojnë për ndihmë.