Ballina Aktualitet Edi Rama takim me kryeministrin grek Mitsotakis në New York, zbuloni arsyen...

Edi Rama takim me kryeministrin grek Mitsotakis në New York, zbuloni arsyen pse në SHBA

30

Kryeministri Edi Rama dhe homologu grek Kyriakos Mitsotakis pritet të takohen për herë të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Takimi pritet të jetë i pari mes dy liderave që kur Mitsotakis u zgjodh kryeministër.Ndërsa axhenda e Ramës është ende e paqartë, kryeministri grek pritet të takohet edhe me preisdentin amerikan Donald Trump, Presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Asambleja e OKB do të vijojë nga 23 deri në 30 shtator. Temat kryesore që pritet të diskutohen janë ndryshimet klimaterike dhe tensionet mes Iranit e SHBA-ve.