Ballina Aktualitet Eksperti tregon se kur do të mund ta heqim maskën

Eksperti tregon se kur do të mund ta heqim maskën

17

Që kur nisi pandemia, maskat kanë qenë pjesë e rutinës së përditshme të shumë njerëzve. Por, pas njoftimit për dy vaksina me efikasitet mbi 90%, shumë ekspertë po mundohen t’i japin përgjigje pyetjes se kur nuk do të jetë më e nevojshme që të mbahet maska.

Sipas një eksperti spanjoll, maska nuk do të jetë e nevojshme të përdoret kudo në vitin 2022.

Juan José Badiola, drejtor i Qendrës së Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Zaragozës, u shpreh: “Nëse vaksinat do të na mbrojnë, gjë që shpresojmë që të ndodhë, mendoj se në vitin 2022 do të jetë e mundur që ta përdorim vetëm në rrethana të caktuara, por jo kaq masivisht si sot”.