Ballina Aktualitet Ekstradohet nga Gjermania Arbër Çekaj, disa furgona policie dhe dhjetëra agjentë e...

Ekstradohet nga Gjermania Arbër Çekaj, disa furgona policie dhe dhjetëra agjentë e shoqërojnë në paraburgim

30

Në masa të forta sigurie mbërrin në Rinas Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden”, ku u gjeten 613 kg k.okainë në Maminas.

5 furgona policie dhe dhjetra agjentë ishin në Rinas mesditën e sotme, ku një avion i nisur nga Gjermani, solli në Shqipëri Arbër Çekajn.

Mësohet se Arbër Çekaj do të qëndrojë në qelitë e parab.urgimit 313-të, ku do të dalë para Gjykatës së K.rimeve të rënda, ku do njihet me masën e sigurisë “A.rrest me burg”, që është dhënë ndaj tij në mungesë.

Arbër Çekaj u largua nga Shqipëria drejt Gjermanisë, pak ditë para se të zbulohej kontenieri me banane në Maminas, ku brenda tij ishin fshehur 613 kg k.okainë.

Çekaj fillimisht u mbajt nga autoritetet gjermane, por më pas gjykata vendosi ekstradimin drejt Shqipërisë.