Ballina Aktualitet “Emocion i veçantë”: Tritan Kalo merr surprizën e papritur dhe e ndan...

“Emocion i veçantë”: Tritan Kalo merr surprizën e papritur dhe e ndan publikisht

16

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ndan me miqtë virtualë letrën e dy të moshuarve të familjes Kraja, që ia kanë dalë të mposhtin koronavirusin tek Infektivi, Kalo thekson se mesazhe të tilla mirënjohjeje janë një motivim edhe më i madh për punën dhe përkushtimin.

Mesazhi i Kalos:

MIRËNJOHJA është VIRTUT i njerëzve FISNIKË, jo të pakët në TROJET ARBËRORE…15.05.2020…Një falenderim zemre edhe prej nesh për të dy pjestarët e moshuar të Familjes KRAJA, të cilët ja dolën mbanë me sukses përballjes me SFIDËN COVID-19….Letra e tyre e ndjerë dhe kutia plot çokollata të dërguara në shenjë falenderimi në adresën e KOLEKTIVIT të Shërbimit Infektiv në QSUT, na ngjalli sot shumë emocione të veçanta….Mesazhe të tilla mirënjohje janë një MOTIVIM edhe më i madh në PUNËN, PËRKUSHTIMIN dhe PROFESIONALIZMIN tonë të përditshëm….BASHKËQYTETAR….

Ju respektojmë e ju duam shumë…Jemi këtu për çdo rast, që jo do të kërkoni ndihmesën tonë në përballjen me çdo sfidë për ruajtjen e shëndetit, dhe jo vetëm në përballjen me sfidën Covid-19…VIJONI me DURIM të zbatoni këshillat tona…Janë vetëm e vetëm këshilla mëndjesh dhe zëmrash MANTELBARDHËSH mëndje-hapur dh të përkushtuar në betejën e triumfit të jetës, përballë sëmundjesh të vështira e më pasoja jo rrallë jetëmarrëse të tyre….Së BASHKU dhe me MIRËBESIM reciprok, NE po ja dalim dhe do vijojmë t’ja dalim mbanë edhe në të ardhmen sikundër sot në sfidën jo vetëm ndaj Covid-19!!!