(EMRI) Mesfushori kuqezi infektohet me Covid-19, pritet të mungojë me Kombëtaren – Descript

20

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Ylber Ramadani, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lojtari i Vejle BK, i cili luan në Danimarkë, nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e parë të kampionatit pasi është në karantinë.

Jacob Kreger, drejtues teknik i ekipit, e ka konfirmuar faktin që mesfushori ka rezultuar pozitiv duke shtuar se gjendja e tij është e mirë dhe momentalisht është i izoluar.

Ramadani është pjesë e rëndësishme e Vejle, skuadër më të cilin po nis sezonin e katërt në Danimarkë.

Mesfushori është edhe pjesë e Shqipërisë, kurse në Superiore ka veshur fanellën e Partizanit.

The post (EMRI) Mesfushori kuqezi infektohet me Covid-19, pritet të mungojë me Kombëtaren appeared first on Descript.