Ballina Aktualitet Epidemiologu Alimehmeti publikon të dhënat e rëndësishme për COVID-19: “Lajme të mira”/E...

Epidemiologu Alimehmeti publikon të dhënat e rëndësishme për COVID-19: “Lajme të mira”/E vërteta nuk kërkon askënd

17

Epidemiologu Ilir Alimehmeti teksa ka bërë një pasqyrë të përhapjes së COVID-19 në botë ka ndarë një lajm të mirë me qytetarët.

Sipas tij virusi po dobësohet dhe këtë e tregojnë shifrat, se pavarësisht rritjes së rasteve të reja kemi më pak persona që po humbin jetën.

Postimi i plotë:

“E vërteta nuk kërkon askënd. Ajo pret që ta gjejnë!”

Cit.: Suzy Kassem

Lajme të mira nga shumë shtete miqtë e mi!

Shumica dërrmuese e shteteve që kanë pësuar një valë të parë shfaqin tani një kuadër shumë më të mirë të rezultateve të infektimit nga SARS-CoV-2.

Për këtë nuk duhet t’i mbajmë sytë vetëm te rastet e reja, por t’i shohim ato së bashku me problemin më të lartë të sëmundjes (vdekjet).

Në krahasim me periudhën mars-prill, tashmë në shumicën e shteteve kurba e vdekshmërisë nuk po ndjek më kurbën e rasteve të reja.

Ka një diferencë shumë të dukshme mes tyre.

Konkretisht:

???????? Francë: numri i rasteve të reja është pothuajse i njëjtë me periudhën mars-prill, por vdekshmëria është krejtësisht e ulët. (Fig. 1)

Spanjë: numri i rasteve të reja është në rreth 60% të periudhës së mars-prillit, por vdekshmëria është sërish krejt e ulët. (Fig. 2)

Kujtoj që, në verbërinë e saj, Spanja ditët e kaluara ka nxjerrë ushtrinë nëpër rrugë!

Hollandë: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet shumë, numri i vdekjeve jo. (Fig. 3)

Çekia: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet shumë, numri i vdekjeve jo. (Fig. 4)

Belgjika: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 5)

Danimarkë: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 6)

Zvicër: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 7)

Austria: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 8

Gjermani: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 9)

???????? Itali: e njëjta gjë. Numri i rasteve ngrihet, numri i vdekjeve jo. (Fig. 10)

E kështu mund të vazhdoja për shumë shtete të tjera, por për efekt gjatësie të mesazhit po ndalem.

Dy raste që do të trajtoj me në veçanti janë SHBA dhe Suedia. Kjo sepse SHBA-të janë krejtësisht kontinent tjetër, si edhe kanë dinamika dhe demografi shumë më ndryshe se Europa, ndërsa Suedia, siç e dimë, nuk ka pranuar mbylljen e shoqërisë (lockdown) kurrë.

SHBA: numri i rasteve të reja është më shumë se dyfishi i periudhës mars-prill, por vdekshmëria është më pak se gjysma e periudhës mars-prill. (Fig. 11)

???????? Suedia: ka qenë në rritje rastesh të vazhdueshme deri në fund të qershorit, duke arritur dyfishin e vlerave të mars-prillit, por vdekshmëria filloi të bjerë që në gjysëm të prillit dhe vazhdoi të binte vazhdimisht duke arritur në vlera krejt të ulëta tashmë. (Fig. 12)

Këto dinamika vijnë për shumë arsye të ndryshme (lista nuk është e plotë, pasi mund të ketë edhe arsye të tjera):

Përmirësimi i protokolleve të trajtimit mjekësor

Heqja e medikamenteve pa efekt ose të dëmshme

Rritja e kapaciteteve spitalore, intensive dhe jointensive

Integrimi i mjekut të familjes në trajtimin e hershëmRritja e eksperiencës së stafit mjekësor në diagnostikimin dhe trajtimin e COVID-19

Përshtatja e virusit me njeriun, përmes mutacioneve të tij. (Literatura shtohet përditë në këtë drejtim dhe do të fokusohem më shumë në një tjetër postim)

Edhe OBSH-ja jep për herë të parë një lajm inkurajues duke treguar ngadalësimin në nivel botëror të coronavirusit, me 5% më pak infektime dhe 12% më pak vdekje në javën e fundit në krahasim me javën paraardhëse. (Fig. 13) (http://www.gazetadita.al/obsh-jep-lajmin-e-mire-koronavir…/…)

Kujdes, pasi ky ngadalësim nuk vlenë për shtetet si Shqipëria që nuk e kaluan valën e parë, për shkak të mbylljes së plotë dhe shumë të shpejtë, po e kalojnë në këtë periudhë situatën e valës së parë që, megjithatë, edhe në këto shtete është më e butë në krahasim me rezultatet që do të kishim po ta goditeshim nga vala e parë në mars-prill.

Forca miq!

Sinjalet janë të mira nga shumë anë!

Shtrëngoni dhëmbët edhe pak dhe ruhuni sa më shumë, sepse nuk ka trajtim më të mirë se parandalimi!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT