Ballina Aktualitet “Është një fenomen shqetësues”! Artan Hoxha përfundon në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër:...

“Është një fenomen shqetësues”! Artan Hoxha përfundon në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër: Ja çfarë ka ndodhur (

28

Gazetari Investigativ Artan Hoxha me anë të një statusi në rrjetet sociale ka publikuar një video teksa shihet kur hyn në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër.

Hoxha është thirrur për tu pyetur në lidhje me fotot që publikon për kanabisin.

“Serish në dispozicion te hetimit, në betejen me narkotrafikun…

Denoncova dhe publikova pamje të kultivimit te kanabisit pergjate ketij viti, nga jugu në veri të vendit…
“Çuditerisht”, qeveria heshti, opozita heshti, presidenti ishte i zene me sebepe te tjera, ambasadoret mbase nuk kane patur “dijeni”, ndersa media, ose nuk del nga unaza e kryeqytetit, ose nuk ben denoncime pa porosites politik.

Epo ka pune puna….

Kanabisi mund të mos jete korrur në parcelat e kultivuara nga narkotrafikantet, por kjo nuk do te thote, qe s’mund te korren videot e filmuara nga une…
Gjithsesi, në respekt të ligjit në Republiken e Shqiperise, vazhdoj të jem në dispozicion të hetimit, për çdo prokurori apo oficer të policise gjyqesore, nga jugu në veri, qe e vlereson te domosdoshme deshmine time.

Edhe pse u be pak e lodhshme dhe e besdisshme, qe te humbesh ditet e punes, të udhetosh jo njehere por disa here rresht, qindra kilometra në veri të vendit dhe pastaj qindra kilometra në jug, për te deshmuar per fenomene dhe aktivitete kriminale, qe i ke denoncuar publikisht në media duke permbushur misionin si gazetar.

Deri sa po me kerkojne te deshmoje perpara policise gjyqesore nga jugu në veri, tashme jemi para faktit të kryer, se kultivimi i kanabisit kete vit, ishte vertet nje fenomen shqetesues për autoritetet dhe shoqerine shqiptare…
Sigurisht edhe une, mund të kisha zgjedhur “të heshtja”, ashtu si bene te gjithe ata qe permenda me siper dhe tashme nuk do isha duke ngrene veten me dhembe rrugeve te atdheut, apo duke kaluar ore të tera seancash hetimore perpara oficereve te policise gjyqesore.

Mbase autoritetet, të besdisur nga videot e mia me “pyje orbitale me kanabis”, kane vendosur te me japin nje mesim te mire, per ti lene rehat ne narkobiznesin e tyre paraelektoral!!!
Respekt dhe mirenjohje per cdo OPGJ dhe prokuror te Republikes, te cilet bashke me ne, jane rreshtuar në te njejten ane te barrikades, për të luftuar frontin e se keqes, qe po mban peng kete vend…

Në video: Sot në mesdite 2 nentor 2020, duke ngjitur shkallet e Drejtorise se Policise Gjirokaster, për të deshmuar për perpara policise gjyqesore per denoncimin e kultivimit të kanabisit.
Në foto: Urdheri i leshuar nga prokuroria ku kerkohet të vihem në dispozicion të hetimit”, shkruan Artan Hoxha.