Ballina Aktualitet “Është për të ardhur keq”: Ilir Meta rreshtohet sërish krah opozitës...

“Është për të ardhur keq”: Ilir Meta rreshtohet sërish krah opozitës dhe flet për atë që ëndërron në ve

24

Ilir Meta tha se vendi përjeton një kaos institucional dhe një shtet paralel të propagandës dhe i PPP-ve kundër shtetit të së drejtës.

Meta shprehet i vendosur për tu sjellë gjithmonë si President në respekt të mbrojtjes së Kushtetutës.

Ilir Meta tha:

“Sikurse e kam premtuar edhe më parë, kjo është një kështjellë e pamposhtur e demokracisë dhe në radhë të parë e vetë Kushtetutës dhe e parimeve të saj.

Është për të ardhur keq që vendi përjeton një kaos institucional dhe një shtet paralel, që është pikërisht ai që unë e kam quajtur shteti i propagandës dhe i PPP-ve kundër shtetit të së drejtës. Dhe unë jam tepër i vendosur që të sillem gjithmonë si President i shtetit të të drejtës, që të mbroj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, parimet e saj themelore dhe të drejtat kushtetuese themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë, që mendojnë se janë cenuar dhe cenohen në mënyrë të vazhdueshme, që nga e drejta e zgjedhjes, që nga e drejta e informimit.

Po përjetojmë një situatë dezinformimi në tërësi në mediat tona dhe kjo është e papranueshme, është dhunim i kësaj drejte kushtetuese që u takon të gjithë qytetarëve shqiptarë. Përjetojmë dhunimin e pronës në mënyrë arbitrare dhe pamundësinë për t’u mbrojtur në një sistem të besueshëm dhe efikas të gjykatave.

I pyetur se ç’mund të bëjë Presidenti në kushtet e një shteti paralel, Meta u shpreh: “Duke u sjellë në mënyrën më kushtetuese, më institucionale dhe sigurisht duke kërkuar edhe ndihmën e të gjithë aktorëve të tjerë të cilat nuk kanë interesa afatshkurtra politike, por të cilët janë realisht të preokupuar për këtë lloj pengmarrjeje të demokracisë dhe për këtë antagonizëm politik të paprinciptë, që u imponohet nga lart, por edhe që nuk i shërben Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.”