Ballina Aktualitet “Është tragjike”! Frrok Çupi bën deklaratën që nuk pritej për Ilir Metën:...

“Është tragjike”! Frrok Çupi bën deklaratën që nuk pritej për Ilir Metën: Në kohën kur u bë president, un

16

Gazetari Frrok Çupi e cilëson Ilir Metën si një president vibrant por sipas tij ka problem me njohjen e shtetit.

-Po për presidentin Ilir Meta çfarë mund të thoni?

– Ilir Meta është një karakter vibrant, në kuptimin që nuk e mban vendi, është i lëvizshëm. Por gjithashtu është vibrant edhe për arsye të destabilitetit kulturor. Do të thotë që nuk është formuar. Kulturalisht është krejtësisht i paformuar. Në kohën kur e kam njohur nga afër, ja kam çmuar thjeshtësinë, kur më tregonte që mua më konsiderojnë edhe të pashkollë, edhe të paditur, e kështu.

-Ai nuk është i pashkollë, ka mbaruar për Ekonomi politike.

-Është i pa kultivuar. Nuk e ka ushtruar ndonjëherë profesionin e tij. Është tragjike. Nuk e ke idenë si është të mos punosh dhe të mos kesh një zanat. Në kohën kur u bë president Ilir Meta, unë kam pasur një problem shumë të madh me pikëpyetjet e mia. Unë e dija që ai nuk e njeh shtetin. Nuk njeh fare, asgjë.