Ballina Aktualitet Eurodeputeti gjerman i frikësuar nga Shqipëria: Nëse antarësohet do nis eksodi. Të...

Eurodeputeti gjerman i frikësuar nga Shqipëria: Nëse antarësohet do nis eksodi. Të ndërpresim paratë drejt Shqipërisë

34

Eurodeputetit gjerman Bernhard Zimniok në mbledhjen e Parlamentit Europian ditën e sotme shprehet se duhet që të ndalojnë dërgimin e parave në Shqipëri. Ai i druhet një eksodi shqiptar në Europë.

“Kam 3 pyetje. Nëse po flasim për korrupsionin duket se zyrtarë të lartë shumë rrallë çohen në gjykatë përpara drejtësisë.

Shqipëria është klasifikuar si vendi më i korruptuar. E njëjta gjë vlen edhe për k.rimin e organizuar.

Ka studime që tregojnë se nëse Shqipëria futet në BE pjesa e njerëzve që kërkojnë punë, do të ishin të gatshëm që të linin vendin për të punuar në vendet e BE-së.

Sa i përket Shqipërisë ne mund ti frikësohemi një eksodi. Ka dhe probleme sa i përket marrëdhënies së Shqipërisë me Turqinë. Turqia po e përdor Shqipërinë si një urë drejt Europës.

Turqia po e bën këtë në kuadër të pajisjeve ushtarake. Në fund të ditës, unë nuk mendoj se Shqipëria nuk mund të implementojë reformat e duhura.

Mendoj se nuk duhet të dërgojmë më shumë para në Shqipëri. T’i mbyllim negociatat dhe të kuptojmë se duke sjellur Shqipërinë brenda sjell probleme”, tha ai.