Familja e ka mbajtur të fshehtë prej kohësh / Në koma apo jo? Jean Todt flet për gjendjen e Michael Schumacher – Descript

23

Gjendja e kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher prej vitesh tashmë është një sekret i ruajtur me kujdes nga familja e tij dhe deklaratat publike lidhur me gjendjen e tij shëndetësore janë vërtet shumë të rralla.

Mirëpo së fundmi mësohet se legjenda e Formula 1 është vizituar nga Jean Todt, i cili është President i FIA-s. Sipas Todt, Michael është akoma duke luftuar për të kapërcyer dëmtimet shkatërruese të aksidentit.

“Unë e pashë Michael javën e kaluar. Ai po lufton. O zot, ne e dimë që ai ishte një aksident i tmerrshëm dhe ai ishte i pafat në ski. Por ai ka një grua të mrekullueshme, ai ka fëmijët e tij dhe infermierët e tij dhe ne mund t’i urojmë më të mirën atij dhe familjes së tij”, tha ai.

The post Familja e ka mbajtur të fshehtë prej kohësh / Në koma apo jo? Jean Todt flet për gjendjen e Michael Schumacher appeared first on Descript.