Ballina Aktualitet “Fatkeqësi” e madhe! Na iku anonimja Shahini, prurja e talentuar e kryeministrit

“Fatkeqësi” e madhe! Na iku anonimja Shahini, prurja e talentuar e kryeministrit

20

Sot prurja e talentuar e kryeministrit Edi Rama, ministrja e Arsimit me orgjinë nga Kosova ka deklaruar se nuk do të qëndrojë më në Shqipëri dhe për këtë ka lajmëruar edhe lançuesin e saj.

Besa Shahini ishte dhe ngeli një personazh anonim në krye të kësaj ministrie u pa qartë gjatë gjithë këtyre viteve që qëndroi në krye të arsimit shqiptar.

Ajo erdhi si anonime pa asnjë titull shkencor dhe pa ndonjë arsim të spikatur dhe mori përsipër të drejtojë universitetet dhe stafet me grada profesorë shkencash dhe doktorë shkencash, të cilët kanë mbi 30 vite që i japin tonin drejtimit të arsimit shqiptar.

Ky personazh u katalpultua në krye të arsimit shqiptar me një CV të mjerë dhe pa asnjë gradë shkencore, por suksesi i saj më i madh është qenia si një aktiviste e rregullt e organizatave sorosiane.

“Besa Shahini arsimin fillor e mori në Prishtinë. Pasi emigroi në vitin 1999 në Kanada, vazhdoi studimet International Baccalaureate në UWC Pearson College dhe BA në Shkencat Politike në Universitetin e York-ut në Toronto, Kanada. Besa Shahini është analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore. Ka punuar në projekte të shoqërisë civile në Kosovës dhe për organizatë të ndryshme ndërkombëtare që kanë për fokus përmirësimin e cilësisë në arsim dhe integrimet evropiane.

Deri në verë 2015, ka punuar si analiste me oganizatën me bazë në Berlin, Iniciativa Europiane për Stabilitet (ESI). Ajo herë pasë herë shkruan për gazetat ditore në Kosovë. Znj. Shahini mban titullin Master në Politika Publike nga Shkolla e Qeverisjes Hertie, në Berlin, me bursë të plotë nga Fondacioni Hertie”, përshkruhet në biografië e saj të spikatur për KM tonë Edi Rama

Ministria e Arsimit nën drejtimin e kësaj zonje ishte një nga dikasteret më pa zë dhe steril që mund të ketë qenë ndonjë dikaster në vendin tonë dhe kjo periudhë ka shënuar një regres 20 vjeçar.

Arsimi i Lartë hyri në një krizë të pariparueshme, ku nga universitetet shtetërore dhe ato private u futën në kolaps total, arsimi tetëvjeçar dhe i mesëm doli totalisht jashtë kontrollit dhe shkollat private janë kthyer në sudet e fajdeve që prodhojnë diploma por jo studentë.

Eksperimenti Ramës me anonimen Shahini ishte një nga dëmet e pariparueshme për arsimin shqiptar, dëm që do të duhen vite për ta sjellë në nivelet më të ulëta të posttranzicionit.

Shqipëria e Edi Ramës pati fatin të provojë gjithfarë turli ministrash pa personalitet, të cilët asnjëherë nuk ishin në gjendje të përmirësonin performancën e institucioneve që drejtonin, por i kanë shembur edhe atë pak kulturë administrative që kanë trashëguar.

Prurjet kosovare nuk treguan asgjë tjetër përveç qenies si kukullat e Edi Ramës në dikasteret përkatëse. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ministrinë e Jashtme, ku anonimi tjetër erdhi dhe po ikën si hije, ku la në vend të njëjtën situatë nepotike që ka trashëguar kjo ministri.

Diplomacia shqiptare është sot vendi ku të gjithë qylaxhinjtë dhe pinjollët e politikanëve shqiptarë vegjetojnë, studiojnë dhe harbohen nëpër botë me taksat e shqiptarëve.

Caka dhe Shahini nuk bëjnë dallim nga shumë kukulla të Edi Ramës që kanë vegjetuar gjatë këtyre viteve, por papërgjegshmëria e tyre përballë elektoratit shqiptar që nuk i ka votuar është skandaloze. Të dy do të ikin nesër dhe do të marrin rrugët drejt vendit të tyre me të ardhurat e kënaqshme që kanë nxjerrë gjatë këtyre viteve dhe nuk u intereson ç’lanë pas.

Për shqiptarët do mbahen mend si dy anonimë që u përdorën si kukullat e Edi Ramës dhe hynë e dolën nga skena si flugera, që nuk i pa asnjë publik, as ai shqiptar dhe as ai kosovar.