Ballina Aktualitet Fillon skenari i Babale TV me regji të Çim Rustem Gjatës: “Është...

Fillon skenari i Babale TV me regji të Çim Rustem Gjatës: “Është dëmtuar me spraj në sy Flamur Noka, u godit Ed Paloka

25

Çlirim Gjata i biri i Rustam Gjatës një nga persekutorët më të tmerrshëm të antikomunistve sot lufton për demokracinë në krah të viktimav të babit i cili e gëzoi demokracinë në rrangjet më të larta të drejtësisë shqiptare, falë udhëheqësit demokomunist Sali Berisha, që i lidhte i njënjti ideal. Çimi i Rustemit ka reaguar i shqetësuar për dhunën në sheshin ku po zhvillohet protesta për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe kurrë nuk ka kërkuar falje për ato që ka bërë i ati.

Gjata teksa është shprehur se përballë kemi një regjim, ka bërë me dije se gjatë protestës është dëmtuar me spraj në sy ish-deputeti Flamur Noka, është goditur Edi Paloka ndërsa një tjetër tha se ndodhet në spital te trauma.

“Është dëmtuar me spraj në sy Flamur Noka, është goditur Ed Paloka. Një person është te spitali i traumës. Këtu çështja është se kemi përballë një regjim. Kemi përballë një regjim, i cili të le 24 orë rresht duke pritur dhe dot i tani dhe pastaj dhe shembet në 4 të natës kur njerëzit janë të lodhura. Ska ndodhur ndonjëherë. Kjo është problematika sot. Ku ka ra demokracia sot. Ky është regjimi.

Opozita sdo marrë vendimet e saj politike, bashkë me qytetarët. Të gjithë qytetarët duhet të bashkohen. Sot i ra teatrit secili nga ne është i pasigurtë me ne… në rradhë të parë kush e shembi teatrin Edi Rama me Velija hajde ti godasim. Kjo është taktika më e ndyrë që kanë bërë. Në këtë situatë duhet të godasim fajtorët. Dhe jo këta që protestojnë. Ta ndalojmë se jemi në kushte fare jo komode… (ndërpret intervistën për shkak të revoltës së protestuesve)”, tha Gjata.