Ballina Bota Fitorja e Biden, këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë: Do të...

Fitorja e Biden, këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë: Do të ketë një transferim paqësor të pushtetit

64

Pavarësisht deklaratave që Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump do të refuzojë të pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse Joe Biden fiton, një këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se do të kishte një transferim paqësor të pushtetit.

“Unë mendoj se do të ketë një transferim paqësor të pushtetit“, tha këshilltari ekonomik Larry Kudlow, CNBC.

“Ky është një vend i shkëlqyeshëm, kjo është demokracia më e madhe në botë dhe ne i përmbahemi shtetit të së drejtës dhe kështu do të jetë edhe ky president“, shtoi Kudlow.

Por këshilltari i Shtëpisë së Bardhë tha se mbeten disa gjëra për të “sqaruar” në garën presidenciale edhe kur zyrtarët e zgjedhjeve në shumë shtete të fushës së betejës kanë shprehur besim në integritetin e numërimit të votave të tyre.