Fitorja e Lazios/Fiorentina akuzon arbitrin: Gaboi në tre episode kundër nesh – Descript

16

Lazio mposhti Fiorentinën me përmbysje 2-1 dhe mbajti të hapur garën për titullin kampion, por polemikat duket se do të vazhdojnë gjatë, pasi Drejtori Sportiv i vjollcëve, Daniele Prade akuzoi se ishin vendimet arbitrare ato që kushtëzuan rezultatin e ndeshjes.

Në përfundim të takimit, drejtuesi i Fiorentinës solli në vëmendje penalltinë e akorduar për lacialët pas një simulimi të Caicedos, por edhe një 11-metërsh të munguar në favor të Ribery, ndërsa theksoi se Bastos duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë, por më vjen keq që rezultati final u kushtëzua nga vendimet e arbitrit. Bastos ishte për t’u ndëshkuar me karton të kuq dhe nuk e kuptoj si u kalua vetëm me një të verdhë ai episod. Penalltia në favor të Lazios nuk ishte dhe të gjithë e pamë që Caicedo është rrëzuar para se të kërkojë kontaktin me portierin tonë. Për më tepër na mungon edhe një penallti në favorin tonë, pas një faulli të qartë ndaj Ribery”, u shpreh Prade.

The post Fitorja e Lazios/Fiorentina akuzon arbitrin: Gaboi në tre episode kundër nesh appeared first on Descript.