Ballina Aktualitet “Flet si të ishte në helikopter, ka qenë benjamine e Berishës”! Nard...

“Flet si të ishte në helikopter, ka qenë benjamine e Berishës”! Nard Ndoka shpërthen ndaj Jozefina Topallit: Le t’i b

22

Nard Ndoka ka komentuar krijimin e partive të reja brenda opozitës. Në një intervistë për Fax News, Ndoka se ky është një zhvillim pozitiv, dhe se ai ka qenë gjithnjë pro pluralizmit politik.

Ndoka nuk la pa komentuar as deklaratat e Topallit kundër Bashës, kur tha se ish-kryeparlamentarja flet njësoj si të ishte në një helikopter.

“Topalli e shikon nga helikopteri situatën politike, nuk e pengon njeri që të shkojë te Hajdari apo Murrizi dhe ti bashkohet një formacioni politik. Nuk flitet sot për një politikane karriere, që ka pasur përgjegjësi të mëdha, dhe që ishte kryetare Kuvendi, nuk kemi një personazh që ka kërkuar standarde.

Ka qenë një benjamine e ish-kryeministrit Berisha dhe është rritur gjithnjë politikisht nën hijen e tij. Do ta këshilloja zonjën Topalli që të aktivizohet në politikë, nuk mund të gjuajmë me shigjeta këdo që nuk na pëlqen, por të përballet me qytetarët, dhe të mos fshihet duke bërë lojër fjalësh. Mund të jetë aktive dhe në vetë PD, mund të ndikojë që vendimarrja të jetë edhe në favorin e saj. Të japë kontributin e saj në demokratizimin e PD”, tha më tej Ndoka.

Natyrisht ashtu siç jep Ndoka me broçkulla nën hijen e PD-së duke mos pasur elektoriat . Ka ardhur koha për të garuar vetëm, për të parë se sa elektorat ka filozof dhe ekzemplari më i çuitshëm i një politikani, që nuk përfaqëson askënd dhe vegjeton në parlament si senator i përjetshëm i PD-së, poshte çadrës së Saliut./Ekskluzive.al