Ballina Aktualitet FOTO/ Flamuri shqiptar qendron pranë atij serb në mes të Beogradit

FOTO/ Flamuri shqiptar qendron pranë atij serb në mes të Beogradit

35

Çështja shqiptaro-serbe vijon të jetë një ndër më të nxehtat në rajon dhe zgjidhja nuk duket gjëkundi. Urrejtja shekullore mes dy popujve duket se theksohet gjithnjë edhe më shumë, ndërsa Beogradi dhe Prishtina zyrtare janë shumë larg gjetjes së gjuhës së përbashkët. Mirëpo, përtej kësaj është gazetari Idro Seferi, që ka sjellë një imazh, le të themi përtej asaj që ndodh.

Korrespondenti i Beogradit ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një foto me shumë mesazh.

Në imazh shfaqen dy peshqirë, një me ngjyrat e flamurit shqiptar dhe tjetri me ato serbe, të cilët qendrojnë në dy shezlonge në një pishinë në Beograd.

‘Pishina në Beograd…është e nxehtë për të gjithë’, shkruan gazetari.