Ballina Aktualitet FOTO-LAJM/ “Dremit ku ta zerë”: Bashën këtë herë e ze gjumi në...

FOTO-LAJM/ “Dremit ku ta zerë”: Bashën këtë herë e ze gjumi në stol me filxhan në dorë në mikpritjen tropojane

35

Lulzim Basha duket se përgjatë këtyre kohëve nuk i ka plotësuar brenda parametrave të zakonshëm orët e gjumit.

Kjo edhe për shkak se ai ndryshoi regjimin ditor për të shkuar në terren si parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme.

Ashtu siç edhe ka bërë me dije në rrjetin social Facebook, së fundmi kryedemokratit i është dashur të pushojë në Valbonë dhe Theth për ta marrë pak veten, duke u relaksuar mes bukurive natyrore, shkruan “TemA”.

Teksa është gjendur rreth zjarrit, në bisedë e sipër Basha nuk i ka rrezistuar dot gjatë mbylljes së qepallave dhe e ka zënë gjumi me filxhan në dorë.

Siç dihet tashmë, gjumi është një pasion i hershëm i kryedemokratit i cili bëhet edhe më ideal kur shoqërohet me ndonjë karrige pushteti.

Më poshtë po përcjellim momentin në fjalë, duke i uruar liderit të opozitës gjumë sa më të ëmbël dhe plot ëndrra. (TemA)