Ballina Aktualitet Fregata greke ka ardhur në Himarë?! Rama: Çmenduri, maksimumi… është Monika me...

Fregata greke ka ardhur në Himarë?! Rama: Çmenduri, maksimumi… është Monika me atë kanoen

17

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në emisionin “Open” të Eni Vasilit për të folur gjatë për çështjen e detit.

Ai u shpreh i indinjuar për gjithë këtë thashethemnajë që sipas tij ka dalë nga hiçi dhe se nuk është aspak e vërtetë se Greqia do të marrë pjesë nga deti Jon në territorin e Shqipërisë.

“I shoh të gjithë që po mbyten me një pikë ujë”, tha Rama ndërkohë që tregoi rastin e një komentuesi që i shkruante në Facebook.

“Më shkruan një ndjekës i imi aty në Facebook e më thotë, ka ardhur fregata greke deri para shtëpisë time në Himarë.

E kuptoni ça bëhet apo jo, kjo është çmenduri, po çmendin një milet të tërë. Maksimumi ka qenë Monika me atë kanoen e vet, po ça fregate thoni,” tha Rama.