Ballina Aktualitet Fshehja e detyrimeve me biletat, gjashtë nga tetë të ndaluarit lirohen…show...

Fshehja e detyrimeve me biletat, gjashtë nga tetë të ndaluarit lirohen…show apo veprim ligjor

28

Gjyqtari i kryeqytetit Altin Abdiu liroi gjashtë nga tetë të arrestuarit mbi hetimin e biletave false në Tiranë që dyshohet se nga shmangia e detyrimeve tatimore i kanë shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Gjatë hetimeve të prokurorisë dhe të krimit ekonomik u sekuestruan 150 mijë bileta autobusësh , të cilat dyshohet se nuk janë prodhuar nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë. Për asgjësimin e këtyre biletave false që duhet të merreshin në drejtorinë e Tatimeve , administratori i Ferlut sha, Ferdinant Ibrahimi i thotë të birit në telefon që t’i digjte.

Por edhe ai edhe i biri Anastas Ibrahimi u lanë të lirë nën masën arrest shtëpie, sikundër edhe arkëtarja Klodiana Qato. Edhe administratorët e dy shoqërive të tjera të transportit Tirana Urban Trans dhe Alba Trans, Eris Vora dhe Albana Vrapi morën masë të lehtë nga gjykata, atë të detyrimit me paraqitje.

Ndërkohë që administratori Fatos Vrapi mori masën e garancisë pasurore. Të vetmit që u lanë nën masën e arrestit me burg nga gjykata janë dy dispeçerët Lulzim Allaraj dhe Aldi Duka. Ndërkohë që prokuroria tha në rrugë jo zyrtare se do ta apelojë masën e sigurimit personal.