Ballina Bota Funerali i parë që mbahet në Shtëpinë e Bardhë pas vrasjes së...

Funerali i parë që mbahet në Shtëpinë e Bardhë pas vrasjes së presidentit Kennedy

20

Presidenti amerikan Donald Trump ka përcjellë për në banesën e fundit vëllanë e tij më të vogël Robert, i cili ndërroi jetë javën e kaluar.

Shërbimi i funeralit për vëllanë e presidentit Trump u mbajt në Shtëpinë e Bardhë, e para e këtij lloji që pas vrasjes së Presidentit John F. Kennedy në vitin 1963.

Trump i tha lamtumirë vëllait të tij, teksa shoqërohej nga bashkëshortja Zonja e Parë Melania Trump.

Në homazhe morën pjesë shumë pak persona, pasi ceremonia ishte mbajtur private.

Të pranishëm ishin e veja e Robert Trump, fëmijët e presidentit dhe anëtarë të tjerë të familjes.

“Robert, të dua. Prehu në paqe”, shkroi në Twitter presidenti Donald Trump pasi përcëlloi të vëllanë për në banesën e fundit.

Robert Trump 71 vjeç u nda nga jeta një javë më parë në një spital në New York ku ishte i shtruar. Shkaqet e vdekjes së tij kanë mbetur të paqarta.