Futbollisti argjentinas sulmon ish-gruan: E papërgjegjshme, për shkakun tënd u infektuan fëmijët me koronavirus – Descript

25

Sërish polemika mes futbollistit, Maxi Lopez dhe ish-bashkëshortes së tij, Ëanda Nara.

Futbollisti argjentinas Maxi Lopez në një intervistë të dhënë së fundmi ka zbuluar se 2 nga 3 fëmijët janë të infektuar me koronavirus.

Dhe për këtë ai ka bërë përgjegjëse nënën e fëmijëve, ish-bashkëshorten Ëanda Nara.

Të infektuar me koronavirus janë dy fëmijët më të vegjël Benedicto dhe Constantino, ndërsa Valentino më i madhi rezultoi negativ ndaj testit të COVID-19. Për këtë ai fajësoi ish-bashkëshorten e tij, Ëanda e cila sipas tij është përgjegjësja kryesore që fëmijët u infektuan.

Gjithashtu Lopez tha që edhe Juan Icardi, babai i bashkëshortit aktual të Ëanda Nara, është infektuar më koronavirus. Po ashtu e prekur është dhe vajza e vogël e çiftit Ëanda- Icardi.

Ndaj deklaratave dhe sulmeve të Maxi Lopez ka reaguar menjëherë Ëanda Nara, e cila me një postim në Instagram konfirmon se të gjithë janë mirë dhe nuk janë të prekur nga koronavirusi.  Ajo më tej shtoi se vetëm bashkëshorti i saj, Mauro ishte pozitiv ndaj COVID-19.

Maxi Lopez ka reaguar sërish pas postimit të Ëanda duke thënë se është mjaft i indinjuar nga fjalët e saj.

“Unë jam i indinjuar, kjo grua është e papërgjegjshme. Kam dy fëmijë pozitivë për shkak të saj! Unë i thashë që nuk duhej të shkonte në Ibiza, duke e paralajmëruar, se të gjithë ata që ktheheshin nga atje ishin të infektuar’-tha i irrituar, Maxi Lopez.

The post Futbollisti argjentinas sulmon ish-gruan: E papërgjegjshme, për shkakun tënd u infektuan fëmijët me koronavirus appeared first on Descript.