Futbollisti i Kombëtares zyrtarizon lidhjen disa-vjeçare me modelen e njohur! – Descript

44

Odise Roshi ka zyrtarizuar mbrëmjen e djeshme lidhjen e tij disa vjeçare me modelen Silvi Shkëmbi. Futbollisti i Kombëtares dhe modelja, janë treguar tejet të rezervuar ndër vite për lidhjen e tyre, por sigurisht festën e fejesës nuk kishin si të mos e ndanin në rrjete sociale.

Të rrethuar nga miq të shumtë dhe familjarë, dy të rinjtë janë fejuar zyrtarisht në një ambjent të dekoruar posaçërisht për ta.

Edhe pse duhet thënë në fakt, që festa e tyre e fejesës (e ngjashme me një dasëm të mirëfilltë), është totalisht në kundërshtim me rregullat e vendosura nga pandemia. Por fundja, kur bëhet fjalë për dashurinë, edhe policia e “mbyll një sy”.

/Descript.al/

The post Futbollisti i Kombëtares zyrtarizon lidhjen disa-vjeçare me modelen e njohur! appeared first on Descript.