Futbollisti i Tiranës dënohet me 4 muaj burg, por… – Descript

17

Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë me 4 muaj burg futbollistin e Tiranës Cobbina, i akuzuar për falsifikim të lejes së qëndrimit në vendin tonë.

Dënimi fillestar mësohet të jetë konvertuar në 100 orë punë, me interes public.

Cobbina mori nënshtetësinë në emër të interesit kombëtar, duke e përjashtuar nga plotësimi i të gjitha kritereve, përfshirë këtu edhe gjuhën shqipe.

 

Cobbinah ishte në akuzë për falsifikim të lejes që qëndrimit, kur presidenti Ilir Meta i dha atij nënshtetësinë dhe pasaportën brenda 8 orëve, me një procedurë të përshpejtuar.

 

The post Futbollisti i Tiranës dënohet me 4 muaj burg, por… appeared first on Descript.