Ballina Kuriozitete Gabimi fatal që u kushtoi 24 vjet: Historia e trishtë e dy...

Gabimi fatal që u kushtoi 24 vjet: Historia e trishtë e dy vëllezërve që kaluan gjysmën e jetës në b.urg pa ditur pse!

59

Ka pasur shumë histori të ngjashme në SHBA me atë të dy vëllezërve Eric Simmons dhe Kenneth McPherson, të cilët u burgosën padrejtësisht për 24 vjet.

Pasi u zbulua e vërteta dhe vëllezërit dolën nga burgu, në vitin 2019, tani ata do të dëmshpërblehen me 4 milionë dollarë. Ata ishin dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje në vitin 1995.

Organizata “Innocente Project” zbuloi zullumet e policisë, që kishin gjetur dëshmitarë të rremë për të dënuar vëllezërit.

Ata thanë se gjatë kohës që ishin në burg kanë humbur të ëmën, si dhe theksuan se edhe pse janë mirënjohës për dëmshpërblimin, ato para nuk e zhbëjnë kohën e kaluar pas hekurave.