Ballina Aktualitet Gara për “FBI”-në shqiptare, Ambasada amerikane shpërndan linkun: Aplikoni këtu, jemi të...

Gara për “FBI”-në shqiptare, Ambasada amerikane shpërndan linkun: Aplikoni këtu, jemi të angazhuar për krijimin e një

20

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar lidhur me hapjen e garës për hetues në Byron Kombëtare të Hetimit.

Sipas Ambasadës, SHBA janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët.

Në reagimi më tej bëhet thirrje për personat që plotësojnë kriteret të aplikojnë për këtë pozicion, pasi sipas tyre Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve.

“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët.

Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë?

Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve. Apliko këtu: https://bit.ly/3bKUsUv