Ballina Aktualitet Gara për Prokuror të Përgjithshëm, KLP zbulon kushtin që do ti nënshtrohen...

Gara për Prokuror të Përgjithshëm, KLP zbulon kushtin që do ti nënshtrohen 3 nga 4 kandidatët

21

3 nga 4 kandidaturat për Prokuror të Përgjithshëm do t’i nënshtrohen garës së hapur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në datën 19 shtator. Gara e fortë për kreun e akuzës, do të vendosë në sfidë vetëm 3 nga 4 emrat që kanë konkurruar për të qenë Prokuror i Përgjithshëm.

Formula për kreun e akuzës nuk është aspak e njëjtë me atë të prokurorëve për SPAK. Rregullorja për përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm e vendos Këshillin në të tjera kushte konkurrimi dhe përzgjedhje. Ndërkohë që prokurorët për SPAK, u intervistuan të gjithë kandidatët, për Prokurorin e Përgjithshëm rregullorja përcakton të tjera kushte.

Pritet që brenda pak ditësh, Këshilli, sipas rregullores të njoftojë kandidatët për intervistën përfundimtare, përpara se emrat e tyre t’i përcillen Kuvendit për vendim. Këshilli i Prokurorisë do të pres 10 ditë për të parë nëse KPA, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të bëjë akimim ndaj vendimit për Prokurorin Olsian Çela, një prej kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.