Ballina Aktualitet Gazetari tregon “sekretet” e familjes Trump: Trashëgimtar i një familje kriminale, nga...

Gazetari tregon “sekretet” e familjes Trump: Trashëgimtar i një familje kriminale, nga bordellot tek raportet me mafian

30

Gazetari i njohur investigatvi amerikan, David Cay Johnston, ekspert për çështjet ekonomike e fitues i çmimit Pulitzer, në një bashkëbisedim të zhvilluar në Radio Televizonin Pulbik Italian Rai, me gazetarin dhe shkrimtarin Roberto Saviano, ka hedhur akuza të forta kundër presidentit amerikan Donald Trump.

“Donald Trump është trashëgimtar i një familje nëpunësish të kriminalitetit“, u shpreh David Cay Johnston.

“A është Trump, presidenti amerikan me më shumë raport me mafian, apo ka patur dhe presidentë të tjerë amerikan me këto lidhje”, është pyetja që shkrimtari italian Roberto Saviano, i bëri gazetarit të çmimit Pulitzer?

David Cay Johnston u përgjigj:

“Askush në historinë amerikane nuk i afrohet asaj çfarë ka qenë Donald Trump.

Ai është trashëgimtari i brezit të tretë të një familje nëpunëse të kriminalitetit.

Në Amerikë mendohet se kriminel është kush vret apo kush dhunon, por nuk është kështu.

Kriminelët e vërtetë janë grabitësit, kush ka mësuar si të vjedhë, të punojë keq, kush nuk paguan taksat, kush mban të fshehur investimet, kush ka precedentë penal në aktivitetit e tij, e ky është modeli i biznesit të Trump.

Gjyshi i Trump me origjinë gjermane largohet nga Bismark dhe më 1885 vjen në SHBA dhe merr nënshtetësinë amerikane.

Ai bëhet pronar bordellosh në Amerikë.

E këto janë fakte të kriminalitetit të familjes Trump, janë nëpunës të botës së krimit”.

Roberto Saviano shkon më tej në akuzat e tij, duke sjellë në vëmendje kohën kur u ndërtua “TRUMP Tower” dhe lidhjet e tij me avokatin Roy Cohn, avokat dhe i bosave mafiozë Anthony Salerno dhe Paul Castellano ( kreu i familjes Gambino).

“Në fund të viteve ’70, Trump nis ndërtimi i Trump Tower”, thotë Saviano, “ishte momenti kur sipërmarësit e ndërtimit po jetonin një moment krize për shkak të çmimeve të larta të çimentos e grevave të shpeshta të muratorëve dhe kamionistëve.

Ata e denoncojnë këtë situatë tek autoritetet, që pas hetimeve të kryera zbulojnë biznesin më të madh kriminal në historinë e SHBA.

Si pasojë dënohen 8 bosa mafiozë në krye të Cosa Nostras amerikane për konkurrencë të parregullt tregtare në çmimin e çimentos, si dhe për vrasje e korrupsion.

Të vetmet kantiere ku çimento mbërrinte pa vonesa e me çmim të rregullt ishin kantieret e Donald Trump.

E kjo kryhej falë avokatit të Trump, Roy Cohn, i cili ishte dhe avokat i bosave mafiozë Anthony Salerno , kreu i familjes genovese dhe Paul Castellano, kreu i familjes Gambino.

Këta të dy u dënuan nga drejtësia amerikane për fryrjen e çmimit të çimentos.

Falë këtij avokatit kantieret e Trump u përjashtuan nga grevat sindikaliste dhe që kontrolloheshin nga familjet mafioze të New York.

E në më pak se katër vite Trump ndërton gradaçelën e tij, që ishte më e larta në atë kohë në New York.

Për të kënaqur maninë e tij të ekzagjerimit dhe për të shfaqur kullën e tij më të lartë, Trump nis numërimin e apartamenteve nga kati i 11.

Përshembull apartamenti në katin e 49 në të vërtetë ndodhet në katin e 39, e kjo mënyrë i shërbeu për të shitur me çmim më të lartë apartamentet duke gënjyer se ndodheshin 10 kate më lart.”

Gjithashtu për Roberto Savianon, emërimi i gjykatëses Amy Coney Burret pas vdekjes së Ruth Bader Gingburg, do të ketë një ndikim të fuqishëm në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

“Me emërimin e saj Gjykata Supreme amerikane është e përbërë sot nga gjashtë gjykatës konservatorë e tre liberalë, një pabarazi që rrezikon të çojë SHBA në një situatë akoma më të errët në të cilën ndodhet.

Pse Trump pati kaq me nxitim të bënte këtë emërim pak ditë para zgjedhjeve?

E vërteta është sepse Gjykata Supreme është e thirrur të jetë gjilpëra e peshores më rast problematike elektorale.

Siç ndodhi në zgjedhjet e 2000, që Gjykata Supreme i dha fitoren George Bush, duke mohuar numërimin e votës në Florida dhe për një grusht votash Al Gore humbi Presidencën”, shprehet Saviano.