Ballina Aktualitet Gazi i Bardh të shkrin gazit! “Analizon” drejtuesit e fushatës së PS...

Gazi i Bardh të shkrin gazit! “Analizon” drejtuesit e fushatës së PS në çdo Qark: Ku krahasohen ata me ne!

19

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Elbasan. Asgjë të re nuk ka për PD-në nga kjo ngjarje.

“Me të njëjtën tufë hajdutësh kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë. Me të njëjtët njerëz, me të njëjtin model për të vjedhur”, shkruan Bardhi.

Bardhi shton se Rama është koka e korrupsionit 8-vjeçar në vend dhe i ka ardhur fundit.

“Në Shkodër Ilir Beqjen, kryehajdutin e shëndetësisë së munguar për shqiptarët. Në Tiranë, Elisën 5 milionë Euro, simbolin e korrupsionit në dogana dhe Veliajn e lavatriçes së pastrimit të parave, inceneratorëve, dhe vrasësit të Teatrit Kombëtar.

Në Lezhë, Linditën e arsimit që s’di këndim, që vulosi ligjin e arsimit të lartë për të falimentuar universitetet publike dhe iku me turp pas protestave të studentëve në gjithë vendin. Në Elbasan, Taulant Ballën, garantin e banditëve, kumbarin e Toyota Yarisit dhe shokun e mafiozit Edmond Begos.

Në Vlorë, Damian Gjiknurin e dosjes së blerjes së votave dhe shitjes së unazës së re 20 milion euro/km, Tërmeti i votave të mafias mbi zgjedhjet.

Në Korçë, Niko Peleshin e shkarkuar për korrupsion, rrënuesin e Bujqësisë dhe kalbëzuesin e prodhimeve në ara. Në Dibër, Olta Xhaçka, hajduten e tenderave të ushqimeve të familjeve në nevojë gjatë pandemisë.

Safet Gjicin që për tenderat e rilindjes konkurron me Safet Gjicin. Rama, koka e korrupsionit 8 vjeçar kërkon me hajdutët e vjetër mandat të tretë”, thotë Bardhi.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp