Ballina Aktualitet Gent Cakaj: Kemi një konfirmim paraprak për hapjen e negociatave

Gent Cakaj: Kemi një konfirmim paraprak për hapjen e negociatave

37

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj në një interpelancë me ekspertë të fushës së integrimit dhe studentë ka folur lidhur me procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Cakaj tha se Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut meritojnë të marrin një përgjigje pozitive nga strukturat e Bashkimit Europian në muajin tetor. Ai deklaroi se tashmë vendi ynë ka një konfirmim paraprak politik të komisionit.

“Shqipëria të sigurojë jo vetëm shkollën më të lartë të ekspertizës dhe të mos përsëritim disa prej gabimeve që kanë bërë vendet e tjerë në këtë proces. Kemi në nivelin më të lartë komitetin për integrimin europian, grupin negociator.Si pasojë e këtij procesi ndodh analiza krahasuese mes dy legjislacioneve dhe kërkohet përmbushja dhe ndërlidhja legjislacionin vendor me atë europian. Ne kemi një përvojë teknike organizative. Shqipëria gëzon kapacitetin institucional për të zhvilluar një proces efektiv të integrimit.

Ne kemi një konfirmim paraprak politik të Komisionit. Shqipëria qëndron në avantazh dhe me shpresa për hapjen e negociatave me BE. Ky është një proces që nuk varet vetëm nga ana e Shqipërisë, por edhe e zhvillimeve të tjera në Evropë. Ne jemi duke punuar jo vetëm për të hapur negociata, por për të qene në pozicionin e duhur edhe pasi të hapen negociatat. Ne nuk mund të operojmë mbi situata me pikëpyetje, por ne jemi të angazhuar për hapjen e negociatave në tetor. Shqipëria dhe Maqedonia duhet të hapin negociatat në të njëjtën kohë, por këtu nuk duhet harruar se ekziston edhe një pako e Bashkimit Europian, e cila bazohet mbi kushtet e arritura. Nga pikëpamja parimore nuk pse të ketë ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave në 18 tetor. Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe po kështu ka potenciale për të vijuar rrugën e integrimit.”-tha Gent Cakaj.