Ballina Bota Giuseppe Conte ka siguruar sot rikthimin si kryeministër i Italisë

Giuseppe Conte ka siguruar sot rikthimin si kryeministër i Italisë

43

Giuseppe Conte ka siguruar sot rikthimin si kryeministër i Italisë pak më pak se një muaj pasi dha dorëheqjen – kësaj here në krye të koalicionit mes një partie populiste dhe një tjetër nga më të vjetrat e stabilimentit.

55-vjeçari Conte, një profesor i panjohur ligji deri një vit më parë, ka zgjedhur një grup ministrash që sugjerojnë forcim të qëndrimit pro-evropian të qeverisë, duke tentuar të forcojë ekonominë me eurodeputetin e vjetër Roberto Gualtieri, 53 vjeç.

Duke u rikthyer në kryeministrinë e shekullit të 16-të, Palazzo Chigi, Conte doli fitimtar në mënjanimin e të djathtit të Legas, Matteo Salvini i cili prishi koalicionin me 5-Yje në korrik për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Si një drejtues de facto i qeverisë së shkuar, Salvini sfidonte me entuziazëm BE për buxhetin dhe emigrantët, duke u bashkuar me udhëheqës të tjerë populist në Evropë si Marine Le Pen e Francës dhe Viktor Orban në Hungari.

Conte është kritikuar shpesh si kukull e Salvini dhe kreut të 5-Yje, Luigi Di Maio por tashmë duket se pozita e tij po merr një forcë më vete.

Conte është kujdesur personalisht për programin e qeverisë së re, ndërsa Di Maio do të marrë ministrinë e jashtme.
Prioritetet e administratës së re përfshijnë buxhetin e zgjeruar për 2020, shmangien e ngritjes së taksave, caktimi i rrogës minimale dhe rishikimi i rregullave financiare të BE.

Investitorët kanë mbështetur fuqimisht mandatin e dytë të Conte’ si kryeministër teksa çmimi i bondeve italiane ishte rritur për të tretën ditë radhazi.

“Formimi i qeverisë së re i jep fund krizës politike verore në Itali dhe sjell një lehtësim afatshkurtër për investitorët”, tha Matteo Germano, kreu i financierëve evropainë Amundi.