Ballina Aktualitet Gjekmarkaj “degjeneron” Bashën.., për ta mbështetur e sulmon! Jo serioz, drejtues i...

Gjekmarkaj “degjeneron” Bashën.., për ta mbështetur e sulmon! Jo serioz, drejtues i keq!

25

Në nje opinion të botuar sot në të përditshmen Panorama, Agron Gjekmarkaj i njohur si një nga këshilltarët e rinj të përkohshëm të Lulzim Bashës, në përpjekje për të mbështetur kryetarin e Republikës së Re, e ka sulmuar ashpër atë.

Ndoshta gjuha i shkon ku dhemb dhëmbi dhe Gjekmarkaj nuk e kontrollon dot veten. Dikur kritik me Lulin, pas një kafe me Doktorin, u vu thuajse vasal i kunatit.

Por gjithsesi, detajet s’kanë rëndësi, e vërteta është thelbi që jep Gjekmarkaj ka sot në komentin e tij.

“Gjërat serioze duhen thenë me njerëz seriozë, përndryshe rrëshqasim në komedi”, në fakt Gjekmarkaj këtë tezë e përsërit, dikur ai i thoshte Bashës se ishte jo serioz dhe PD po e mbushte me kllouna e qesharakë, ndërsa kishte braktisur elitën dhe vlerat e vërteta.

“Basha duhet të ndryshojë mentalitetin e këtyre 6 viteve në PD”, shkruan Gjekmarkaj, pa thënë si duhet ta bëjë Luli.

Mjafton që e pranon se kreu i Republikës së re ka drejtuar keq dhe shumë keq, e ka çuar PD-në në një rrugë pa krye dhe si i tillë përtej ndryshimit të mentalitetit, më lehtësisht Gjekmarkaj do e kishte ti kërkonte dorëheqjen sepse Luli nuk ndryshon.

Ai i tillë është, nuk është si Agroni, që ndryshon shpesh me humorin e takimeve të Lulit.

Gjithësesi opinioni i sotëm dhe “degjenerimi” publik që i bën Gjekmarkaj në rrjeshta, duke theksuar se është bërë kllounadë dhe PD është drejtuar shumë keq, mjafton si fillim i një rikthimi tek e vërteta që pritet nga Agron Gjekmarkaj.

Ky i fundit pritet të ndryshojë në ditët në vijim, qëndrimi në Itali këto kohë ka ndikuar keq tek ai dhe ndoshta Luli po i duket si Salvini.

Gjekmarkaj fatkeqësisht këto kohë po kupton thelbin e problemit me vonë se Alfred Lela, edhe pse ky i fundit s’ka pirë kafe me doktorin, pas vetëshpalljes armik i Republikës së Re, menjëherë pas pajtimit të Lulit me Çilin.