Ballina Aktualitet Gjobat nuk e ndalin Monika Kryemadhin, “infekton” edhe simpatizantët e LSI

Gjobat nuk e ndalin Monika Kryemadhin, “infekton” edhe simpatizantët e LSI

17

Duket paradoksale, por familja presidenciale ka dy qëndrime krejtësisht të ndryshme për koronavirusin.

Nga njëra anë kemi presidentin që flet për “situatë katastrofë”, dhe ka të drejtë deri diku, pasi numri i të infektuarve dhe viktimave po rritet frikshëm; nga ana tjetër kemi bashkëshorten e tij, Monikën, që thotë se nuk ka virus dhe refuzon të vendosë maskën.

Edhe pse e gjobitur dy herë, kryetarja e LSI është shfaqur sërish pa maskë gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues të LSI në Durrës.

Kryemadhi, me qëndrimin e saj ka “infektuar” edhe simpatizantët e LSI, të cilët i janë bindur kryetares dhe janë shfaqur të gjithë pa maska.

E gjithë kjo “komedi” ndodh në një ambient të mbyllur dhe ku nuk mbahet as distanca fizike.

Kë duhet të besojnë shqiptarët; Metën apo Kryemadhin?!