Ballina Aktualitet Hapja e negociatave sjell furtunë në politikë, Donald Tusk i kërkon Ramës...

Hapja e negociatave sjell furtunë në politikë, Donald Tusk i kërkon Ramës luftë të ashpër ndaj korrupsionit, Brukseli nd

36

Hapja e negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë pritet të sjellë tërmet në radhët e të korruptuarve. Dje zhvilloi një vizitë në Tiranë kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili u takua me kryeministrin Edi Rama. Në fokus të bisedës ka qenë vendimi për negociata në tetor dhe përmbushja e kushteve nga vendi ynë. Sipas burimeve, një rëndësi i është kushtuar reformës në drejtësi, ku Tusk ka kërkuar që të dërgohen pas hekurave të gjithë të korruptuarit.

Më tej, kreu i Këshillit Europian Donald Tusk shprehu mbështetjen e tij për integrimin e vendit në BE, duke shtuar se Shqipëria do të trajtohet me të njëjtin respekt si të gjitha vendet e tjera që janë pjesë e unionit. “Në qershor, krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian u angazhuan për të dhënë një vendim të qartë dhe substantiv për çeljen ose jo të negociatave me ju dhe me fqinjën tuaj Maqedoninë e Veriut në tetor të këtij viti. Po i afrohemi gjithmonë dhe më shumë këtij momenti. Unë kam qenë gjithmonë i mendimit që BE duhet të çelë negociatat, pra, këto bisedime për anëtarësim si me Shqipërinë, ashtu dhe me Maqedoninë e Veriut, në përputhje kjo me rekomandimin pozitiv të Komisionit. Nuk e kam ndryshuar mendjen, vazhdoj të jem i të njëjtit mendim. Vendi juaj duhet të trajtohet me të njëjtin respekt dhe sipas meritave të veta, ashtu siç janë trajtuar dhe të gjitha vendet e tjera dhe do trajtohen vendet e tjera të rajonit, të cilët ndajnë me ju objektivin e të qenit vend anëtar në BE”, tha Tusk. Gjatë takimit të djeshëm, kryeministri i akordoi zyrtarit evropian “Yllin e madh të Mirënjohjes”. Po ashtu u konfirmua ajo që tha gazeta dje se Tusk nuk do takohet me presidentin Meta. Paradite ai ishte në Maqedoninë e Veriut dhe u takua me presidentin, por në Tiranë aspak. Pas zyrtarit të DASH, Tusk është i dyti personalitet që refuzon takimin me Metën.

Po ashtu, mësohet se ka kërkuar që të nxitohet me SPAK dhe BKH. Ai ja ka bërë të qartë kryeministrit se hapja e negociatave duhet të shoqërohet me reforma konkrete dhe sidomos në luftën e korrupsionit. Kjo u konfirmua dhe në konferencën e shtypit. Tusk deklaroi se lufta kundër korrupsionit është kushti kryesor i BE, ku theksoi edhe dy “fiksimet” që do ndikojnë në hapjen e negociatave, të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet fqinjësore sa më të mira, si dhe pajtimi. “Në takimin e sotëm, ne diskutuam edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë ruajtja e historikut solid në lidhje me luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, pra, për sundimin e ligjit. Ky fiksim apo obsesion i Bashkimin Evropian me sundimin e ligjit dhe madje do të shtoja dhe dy elementë të tjerë, si marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimi, është pjesë e ADN-sëtonë dhe ka për të qenë dhe ka për të vazhduar të jetë e tillë edhe kur ju të bëheni shtet anëtar. Përndryshe, projekti evropian nuk do të qëndronte dot në themele të forta. Por po aq e rëndësishme është edhe fakti që anëtarësimi i Shqipërisë dhe i rajonit në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Evropës, pasi nuk do të mund të ketë Evropë të sigurt dhe stabël pa integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE, pasi këtu bëhet fjalë për rëndësinë madhore të së ardhmes tonë të përbashkët”, u shpreh Tusk. Por pas deklaratës së Donald Tusk, duket se tashmë Brukseli do ti ketë sytë te Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Pas sinjaleve pozitive se në tetor do hapen negociatat me BE, duket se presioni te dy institucionet e reja të drejtësisë presioni do të jetë më i madh. Brukseli do kërkojëme çdo kusht nga SPAK dhe BKH arrestimin në nivele të larta të të korruptuarve. Hapja e negociatave duket se po sjell një furtunë të fortë në arenën politike, ku të gjithë pushtetarët e përfshirë në afera korruptive do të përballen me drejtësinë.