Ballina Sport Historike! Juventusi fiton kampionatin e 9 radhazi

Historike! Juventusi fiton kampionatin e 9 radhazi

18

Më në fund, mes shumë peripecish dhe një titulli që shtyhej dhe shtyej deri në 3 javë përpara fundit, Juventusi është shpallur kampion Italie për të 9-tin sezon radhazi: një rekord absolut ky për “Zonjën e Vjetër”, që mundi 2-0 Sampdorian me golat e Ronaldos dhe Bernardeschit…

Sarri fiton titullin e parë në karrierën e tij dhe trofeun e dytë (Europa League me Chelsea).

Bardhezinjtë këtë sezon nuk ishin dominues si herët e tjera dhe madje në një moment u duk sikur Lazio do ta parakalonte por pas pandemisë ekipi i Inzaghit u shuajt dhe Interi tregoi luhatjet e zakonshme, edhe pse me Conten trajner.